15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vret veten djali 26-vjeçar i aktorit të famshëm

- Advertisement -

Djali i aktorit Michael Madsen, Hudson, ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sipas mediave të huaja, i riu dyshohet se ka qëlluar veten në ishullin Oahu në Hawaii. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar familjarët e aktorit.

“Ne jemi zemërthyer dhe të pushtuar me pikëllim nga humbja e Hudson. Kujtimi i tij do të kujtohet nga të gjithë ata që e njohën dhe e donin”, tha një përfaqësues në emër të familjes. Hudson jetonte në Hawaii me gruan e tij Carlie.

Hudson Madsen [majtas ekstrem], djali i Michael Madsen dhe i biri i Quentin Tarantino ka vdekur në moshën 26 vjeçare

Çifti u zhvendos në ishullin në vitin 2019. Ai ishte më i madhi nga tre fëmijët e Michael me gruan DeAnna Madsen. Çifti ka edhe djemtë Calvin dhe Luke.

Një zëdhënëse e Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor në Honolulu konfirmoi se Hudson vdiq nga vetëvrasja, megjithatë, familja e tij ende nuk e ka konfirmuar

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit