Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të vrasjeve dhe gjendjen politike në vend.
Miftaraj ka përmendur vrasjen e një gruaje shtatzënë, një gruaje 80-vjeçare dhe një 15-vjeçari, duke kritikuar institucionet për situatën e krijuar.
Ai ka kritikuar edhe qeverisjen dhe institucionet e vendit, duke përmendur, siç i quan ai, “qeveri të kundërligjshme”, “president kundërkushtetues” dhe deputetë që, sipas tij, nuk po e kryejnë punën e tyre.
Reagimi i plotë:
Vritet gruaja shtatzanë, vritet e moshuara 80 vjeçare, vritet i mituri 15 vjeçar.
E kane kthyer jeten ne kronikë të zezë, ku jeta e njeriut vlen vetem nje vote ne diten e zgjedhjeve.
Shtet me qeveri te kunderligjshme, me president kunder kushtetues qe shperndan shtetesi per njerez qe kane punuar kunder shtetit te Kosoves, me deputete te Kuvendit qe te vetmen pune qe e bejne jane pagat qe marrin per punen qe nuk e kryjne.
Vrasje, vdekje, korrupsion, kunderligjshmeri, poshtersi gjithandej.
Me rendesi qe Albulena Haxhiu dhe Arberie Nagavci ta gezojne jeten e re ne banesen dhe shtepine e tyre te re qindra mijera Euro nga paga e buxhetit te varfer te shtetit te varfer te Kosoves.






