Von der Leyen dhe Costa urojnë Listën e Studentëve për fitoren: BE e gatshme të mbështesë reformat në Serbi

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë reaguar pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe duke ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për reformat demokratike atje.

“Sot, qytetarët e Serbisë dolën në numër rekord për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre.

Urime Listës së Studentëve për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve të forta demokratike, si dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme

Të fundit