Ngjarje e rëndë në Pejë, kunati dyshohet se vrau një grua, Prokuroria konfirmon rastin, zbulon se ndodhi për çeshtje pronësore

- Advertisement -

Është raportuar për vrasjen e një gruaje në Pejë, të dielën, ku i dyshuari është kunati i saj.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se më 22 tetor kishte pranuar një parashtresë nga A.Z., tashmë e ndjerë, e cila kishte kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se kishin dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rasteve të saj, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Sipas Prokurorisë, kryeprokurorja kishte urdhëruar regjistrimin e parashtresës për shqyrtimin e pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Parashtresa, sipas njoftimit, u ishte përcjellë për trajtim urgjent Policisë së Kosovës në Pejë, Gjykatës Themelore, Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale, me kërkesën për verifikimin e pretendimeve dhe të lëshimeve të mundshme institucionale.

Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se vendimi gjyqësor lidhur me shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë ishte ekzekutuar me ndërmjetësimin e prokurores kujdestare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Rrethanat e rastit dhe veprimet e institucioneve do të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë sqaron opinionin publik lidhur me parashtresën e pranuar nga viktima e rastit tragjik

Pejë, 26 tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se më 22 tetor 2026, Kryeprokurorja e kësaj Prokurorie ka pranuar një parashtresë nga tani e ndjera A.Z., përmes së cilës ka kërkuar ndërmarrjen urgjente të veprimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, për shkak të pretendimeve për dështime në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rasteve të saj, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Pas pranimit dhe shqyrtimit të parashtresës, Kryeprokurorja, në kuadër të kompetencave ligjore, ka urdhëruar regjistrimin e saj për trajtim nga prokurori kompetent, me qëllim të vlerësimit të pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Njëkohësisht, parashtresa u është përcjellë për trajtim urgjent autoriteteve përkatëse institucionale, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatën Themelore në Pejë, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, me kërkesën për shqyrtimin e pretendimeve dhe verifikimin e lëshimeve eventuale apo veprimeve të zyrtarëve përkatës, brenda përgjegjësive të tyre institucionale.

Lidhur me kërkesën e viktimës për ekzekutimin e vendimit gjyqësor që kishte të bënte me shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë, Prokuroria njofton se ekzekutimi i këtij vendimi është mundësuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson se rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet e paraqitura në parashtresën e viktimës dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse, do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm, në përputhje me procedurat ligjore dhe kompetencat përkatëse.

Prokuroria e konsideron të rëndësishëm informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me këtë çështje dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës

Të ngjashme

Të fundit