Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkimi politik shqiptar po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentare në Serbi.

Kështu ai është shprehur pasi “Koalicioni Shqiptar” sipas rezultateve preliminare ka siguruar dy mandate dhe është në garë edhe për të tretin.

“Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve. Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar. Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka përmendur edhe humbjen e zgjedhjeve nga Vuçiq dhe faktin që partia e Ivica Daçiq nuk e ka kaluar pragun me listën e tij, duke thënë se po përballet me një humbje të rëndë.

Të ngjashme

Të fundit