SPAK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Inteligjencës shqiptare i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Gjithashtu për Hysenin është caktuar seanca për marrjen në pyetje. Hyseni do të merret në pyetje nesër në orën 12:00
“Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00.”, thuhet në njoftim






