Vllaznia fiton ndeshjen e parë ndaj Malishevës

- Advertisement -

Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Malishevës, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfoi me përmbysje 2:1, ndaj nënkampionit të Kosovës, Malishevës.

Laurant Xhylani kaloi Malishevën në epërsi në minutën e tretë të takimit.

Në minutën e 37-të, Qato barazoi shifrat, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 55-të, Skovgaard u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Malishevën me një futbollist më pak në fushë.

Nga kjo përfitoi Vllaznia që menjëherë arriti të shënojë nëpërmjet Musta për ta marrë primatin, e që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit