Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lavdëruar festivalin “Sunny Hill”, duke thënë se ky event po i bën njerëzit të dashurohen me Kosovën.
Përmes një postimi në “X”, Osmani ka shkruar se artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka vendosur Kosovën në hartën e botës.
“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë e bëjnë botën të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani.
Më tej, Osmani ka thënë se Dua Lipa, përmes festivalit “Sunny Hill”, ka sjellë në Prishtinë shumë njerëz nga e gjithë bota, teksa ka falënderuar artisten për punën e saj ndër vite.
“Përmes Sunny Hill, ajo ka sjellë njerëz nga e gjithë bota në Prishtinë dhe i ka dhënë vendit tonë një skenë të pashoqe. Përmes muzikës, zërit të saj dhe dashurisë së palëkundur për atdheun e saj, ajo ia përcjell shpirtin e Kosovës miliona njerëzve në të gjithë globin. Për çdo të ri që e sheh vendin e tij të festohet në skenën botërore, për çdo vizitor që e zbulon Kosovën përmes Festivalit Sunny Hill dhe për një komb të tërë që ndihet shumë më krenar për origjinën e tij: FALEMINDERIT, Dua”, ka shkruar ajo.






