Ben Affleck e fiton “Kush dëshiron të bëhet milioner”

- Advertisement -

Aktori Ben Affleck, fitoi 1 milion dollarë në një lojë televizive në Shtetet e Bashkuara.

53-vjeçari u shfaq të mërkurën, më 29 korrik, në programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, së bashku me Jamie Ding, me qëllim që të fitonin shumën e madhe për një kauzë bamirësie.

Paratë do të dhurohen për organizatën jofitimprurëse “Eastern Congo Initiative”, të cilën Affleck e themeloi së bashku me Whitney Williams në vitin 2010.

Organizata mbështet iniciativa lokale në Kongon Lindore, duke ndihmuar në përmirësimin e aksesit në shërbimet bazë, krijimin e mundësive ekonomike dhe promovimin e drejtësisë.

Të ngjashme

Të fundit