Skuadra e Feronikelit ’74 vazhdon me humbje në Superligën e Kosovës në futboll.
Dorëheqje nga klubi pas kësaj humbje ka dhënë Erlind Krasniqi – i cili ishte duke mbajtur postin e presidentit.
Krasniqi fitoi tituj me skuadrën e Feronikelit ’74, por tani e pa se është momenti për t’u larguar.
Kujtojmë që Feronikeli ’74 ditë me parë “kërcënoi” Federatën e Futbollit të Kosovës për largim nga Superliga, por ndërruan mendje dhe vazhduan garat.