Vjedhjet në “Trepçë”, largohen përkohësisht nga puna tre persona

Tre punonjës së Ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga puna, pas disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në ndërmarrje, dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, përfshirë kabllo elektrike, komponente dhe pjesë të trafove.

Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti, sipas njoftimit zyrtar, ka larguar përkohësisht nga puna, punonjësit M.U., K.K., dhe S.M., transmeton Klankosova.tv.

Nga shqyrtimi i rasteve rezulton se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës kur punonjësit në fjalë kanë qenë në ndërrim, duke bartur përgjegjësi për mbikëqyrjen dhe sigurinë e aseteve.

“Këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të detyrave të punës dhe cenim të disiplinës në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit