Presidenti i Shqipërisë, Ragip Begaj, ka qëndruar dje për një vizitë në Luginë të Preshevës.
Presidenti shqiptar përgjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga një numër i madh i personave që janë kujdesur për sigurinë e tij.
Në rrjete sociale janë publikuar pamjet e arritjes së tij në Komunën e Bujanovcit. Në to shihen rreth 20 persona të cilët kujdesen për sigurinë e presidentit shqiptar, teksa ai pritet nga kreu i Komunës dhe zyrtarët e tjerë.







