Vizita e Osmanit në Lipjan: Qytetarët këtu janë rreshtuar gjithmonë me të vërtetën

- Advertisement -

Ish-presidentja, Vjosa Osmani gjatës së hënës ka qëndruar për një vizitë në Lipjan.

Këtë vizitë, ajo e ka karakterizuar me një atmosferë të veçantë, të mbushur me entuziazëm, energji pozitive dhe diskutime të hapura me qytetarët.

Në këto takime, pati interesim të madh nga të gjitha moshat dhe sipas saj, qytetarët janë të informuar për të gjitha zhvillimet.

“Pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke treguar se janë të informuar dhe të vetëdijshëm për proceset që po ndodhin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani thotë se “Lipjani ka ditur gjithmonë të rreshtohet me vërtetën”.

Të ngjashme

Të fundit