16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vetëvendosje e Prishtinës: Për shkak të kryetarit milioner, qytetarët po mbesin pa “Sunny Hill”

- Advertisement -

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i ka lënë faj krytarit të komunës, Përparim Rama, për dështimin e mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Sunny Hill”.

“Lajmi që e kemi marrë përmes mjeteve të informimit mbi vendimin e kompanisë “Sunny Hill” Sh.p.k. që edicioni i këtij viti i Festivalit “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë, është një lajm jo i mirë për qytetin tone”, thuhet në qëndrimin e tyre.

Nga fillimi, ne si grup, i kemi ngritur shqetësimet dhe brengat tona, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, në lidhje me dokumentacionin e pakompletuar dhe marrëveshjen e dëmshme të negociuar nga Kryetari Përparim Rama.

Duke akuzuar Ramën, grupi i asambleistëve, ka ironizuar edhe me publikimin e pasurisë së tij.

“Për shkak të mungesës së njohurive bazë të procedurave, refuzimit të bashkëpunimit dhe të ndihmës, si dhe qasjes arrogante dhe desktruktive të Kryetarit milioner, qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës po mbesin këtë vit pa këtë ngjarje të madhe kulturore”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit