Deri në fillim të vitit 2026 “do të ketë verdikt” në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beson Rudina Jasini, juriste eksperte.
“Besoj në fillim të vitit që vjen”, tha ajo në “Public Square” të Ditmir Bushatit, kur u pyet se kur mund të shpallet aktgjykimi, siç e citoi “Gazeta Express”.
“Hapësira shumë e madhe” që po u jepet gjyqtarëve të kësaj gjykate, do t’i sjell pasoja “jo vetëm Kosovës”, ka thënë mes tjerash ajo.
Sa i përket vendimeve që do të merren, sipas Jasinit, “pa diskutim që ngjyrosin veprimtarinë e luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe të pavarësisë së Kosovës”.