Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të arrijë konsensus politik lidhur me zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Behrami tha se për PDK-në kjo çështje është e rëndësishme për ruajtjen e, siç u shpreh ai, “themeleve të shtetit”, të cilat sipas tij kanë pësuar goditje pas vendimit të Hagës.
“PDK-ja e ka vullnetin për të arritur konsensus për këtë temë. Për neve kjo temë është më e rëndësishme për t’i ruajtur fundamentet e shtetit, që kanë pësuar goditje prej vendimit në Hagë. Nuk kemi kohë”, tha Behrami në misionin “Click” të RTV21.
Ai shtoi se, sipas tij, nëse PDK-ja vëren mungesë vullneti nga partia në pushtet, atëherë ekziston rreziku që të kërkohet shtyrje e veprimeve.
“Por nëse PDK-ja e sheh që nuk ka vullnet nga partia në pushtet, ata kërkojnë me ble kohë”, deklaroi Behrami.






