Vepra si kjo e Bardhyl Mahmutit dëshmojnë se ne nuk harrojmë

Shkruan: Bujar Dugolli

- Advertisement -

Sot mora pjesë në përurimin e romanit dokumentar “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti, një vepër që i kushtohet krimit të gjenocidit të kryer më 17 prill 1999 në Poklek të Drenicës.

 

 

Ky aktivitet, i organizuar në vigjilje të 27-vjetorit të këtij krimi makabër, nuk ishte vetëm një promovim i zakonshëm libri, por një akt i rëndësishëm i kujtesës sonë kolektive. Përmes kësaj vepre, si dhe të tjerave të ngjashme nga i njëjti autor, emrat dhe historia e viktimave të pafajshme shqiptare po hyjnë në kujtesën historike, aty ku duhet të qëndrojnë përgjithmonë.

Përkujtimi më i denjë për të rënët në këtë masakër është pikërisht ky: që sakrifica e tyre të mos mbetet vetëm në kujtesën e dhimbshme të familjarëve dhe të mbijetuarve të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, por të dokumentohet, të shkruhet dhe të bëhet pjesë e historisë sonë kombëtare.

Vepra të tilla, si kjo e Bardhyl Mahmutit, dëshmojnë se NE NUK HARROJMË. Gjenocidi në Kosovë mbetet një plagë e hapur që kërkon drejtësi.

Përgëzime autorit për këtë vepër me vlerë të veçantë, si dhe Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe dokumentimin e së vërtetës historike.

 

 

Të ngjashme

Të fundit