Askush nuk e priste, Selin çudit me gjestin që ia bëri gruas së Mirit

- Advertisement -

Pak orë para finales së madhe, Selin iu dha mundësia nga një prej sponsorëve të programit për të zgjedhur disa veshje falas.

Ajo vendosi ta ndajë këtë mundësi me partneret e banorëve të tjerë, duke blerë dhurata jo vetëm për veten, por dhe për familjarët e “rivalëve”.

Ajo zgjodhi veshje për partneren e Rogertit dhe të Mateos (për Brikenën), por ajo që bëri përshtypje dhe theu rrjetin ishte një zgjedhje e tretë. Selin mendoi edhe për partneren dhe vajzën e Mirit.

Kujtojmë se Miri dhe Selin kanë pasur përplasjet më të ashpra në këtë sezon, por nuk kanë munguar as aludimet për një pëlqim të fshehtë apo “situatën e famshme të krevatit”—një situatë që përfshiu madje edhe reagimet publike të bashkëshortes së Mirit nga jashtë shtëpisë

Të ngjashme

Të fundit