Vendos Kryesia e PDK-së: Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Burime të Scanner brenda kryesisë së PDK mësojnë se kryesia e PDK-së ka vendosur që të refuzojë kërkesa që Limaj i bëri kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Të ngjashme

Të fundit