Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar ashpër ndarjen e 100 eurove për qytetarët, duke e krahasuar këtë veprim me format e mëhershme të manipulimit elektoral dhe blerjes së votës.
Duke folur në emisionin “VV Show”, Kajtazi kujtoi fenomenin e njohur si “treni bullgar”, i cili ishte përfolur gjerësisht gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.
“Në 2010 është diskutu shumë një fenomen i blerjes së votave që quhej treni bullgar. Një fletvotim nxjerret jashtë, i jepet personit që ka me votu i mbushur, pastaj ai e merr fletvotimin tjetër të zbrazët e nxjerr jashtë, i merr paret, i shtin në xhep”, deklaroi Kajtazi.
Sipas tij, ndonëse ato praktika nuk përmenden më sot, është krijuar një model tjetër i ndikimit te votuesit përmes ndihmave financiare.
“Blerja e votave që ka ndodh asokohe më nuk përmendet. Tash e kemi një model tjetër të blerjes së botës, shpërndaju nga 100 euro legalisht votuesve të cilët e dinë se po fitoi Albin Kurti në zgjedhje ata sërish i marrin 100 euro, sepse prapë kanë me ardh zgjedhjet lokale, nacionale”, u shpreh ai.
Kajtazi ngriti edhe dilema mbi aspektin moral dhe juridik të këtyre veprimeve, duke thënë se çështja mbetet e diskutueshme në aspekt penal, por problematike në aspektin etik.
“Ky legalizim i krimit nga Qeveria Kurti, si me iu përgjigj kësaj, sepse penalisht është e interpretueshme a mundesh me ndjek a jo, moralisht? Kush po gjykon moralisht sot?”, deklaroi gazetari.






