Teksa zgjedhjet po afrohen, diskursi politik sa shkon e ashpërsohet.
Akterët politikë nuk kursehen në sulme ndaj kundërshtarëve, duke përdorur gjuhë goxha të rëndë.
Por ani se vlerësohet si teknikë që mbledh vota, mbrapa lë edhe pasoja të mëdha.
“Ai polarizim apo ajo ndarje shoqërore mbetët edhe pas fushatës, dhe shkakton mungesë të konsensusit në tema të ndryshëm shoqërore. Po e zëmë ne sot nuk kemi pasur asnjëherë më shumë polarizim mes njerëzve në Kosovë dhe në murgat, dhe kjo kryesisht për shkak të fushatave të shpeshta zgjedhore dhe preferencave të ndryshme politike që kanë përplasur njerëzit në media sociale”, vlerëson profesori universitar, Alban Zeneli.
E krejt kjo, Zeneli thotë se bëhet në mungesë të ofertave e programit.
“Kur përdorin këtë gjuhë ata shmangin ose heqin mundësinë publikut që të ofrojnë program real, program që e përmirëson jetën e tyre në sferat e ndryshme shoqërore”, shprehet ai.
Por kjo formë e komunikimit s’është krejt e rastësishme.
Sipas politologut Adrian Zeqiri, po del të jetë edhe goxha produktive.
“Një diskurs që i përshtatet më shumë viralizimit dhe kapjes së algoritmeve në rrjete sociale, mandej kjo po ka ndikim tek populli dhe populli po ka dëshirë të furnizohet me këto lloj klikime prej rrjeteve sociale”, thotë Zeqiri.
Edhe në të kaluarën, për çdo palë zgjedhje, partitë politike janë akuzuar për gjuhë të ashpërsuar. /Tëvë1/






