Të shënuarit e 60 e më shumë golave nga një lojtar brenda një sezoni për klub e kombëtare po duket të jetë një arritje që vetëm një grup ekskluziv lojtarësh e kanë arritur.
Fenomeni portugez, Cristiano Ronaldo, e ka arritur këtë sukses plot katër herë.
Mes tyre padyshim është tetë herë Topi i Artë, Lionel Messi, që një gjë të tillë e ka bërë dy herë.
Ylli i Bayern Munchenit, Harry Kane, e ka bërë këtë gjë dy herë, ndërkaq nga një herë e kanë bërë Robert Lewandowski e Luis Suarez.






