Ka vdekur Beqir Aliu, ish-kryetari i klubit të futbollit Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi.
“FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.
Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit prishtinas pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991. Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.