Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindialistëve.
Në këtë situatë, Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.
Sipas njoftimit të sindikatës, gjatë mbledhjes do të diskutohet për gjendjen e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet e punëtorëve që kanë pësuar lëndime apo kanë humbur jetën.
Në rendin e ditës do të jetë edhe përcaktimi i qëndrimeve dhe masave të nevojshme për shtimin e presionit ndaj punëdhënësit, me synim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.
Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 08:00, në zyrat e Sindikatës së Re të KEK-ut.






