28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vashat e Kosovës U19 mbajtën grumbullimin seleksionues treditor

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka mbajtur grumbullimin treditor seleksionues në Kampin Nacional në Hajvali.

Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe Albina Rrahmani dhe stafi i saj kanë pasur në dispozicion 25 futbolliste, të lindura në vitet 2006 dhe 2007, prej tyre 5 nga ligat e huaja, derisa të tjerat nga kampionati vendor.

Ky grumbullim i ka shërbyer stafit të trajnerëve për të seleksionuar lojtaret, me të cilat synohet të ndërtohet ekipi që do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Ligës A.

“Ky ishte një grumbullim mjaft i mirëseardhur për ne si staf. Gjatë tre ditëve ishim të mbledhur në Kampin Nacional në Hajvali, ku kishim të gjitha kushtet e nevojshme dhe kjo po na e bënë punën shumë më të lehtë. Jemi shumë të kënaqur me vajzat që kishim, e shumë më të kënaqur që disa nga vajzat e U19 janë të grumbulluara te Kombëtarja A. Ky ishte një grumbullim seleksionues, duke ditur që tashmë do të bëjmë pjesë në Ligën A me këtë gjenerate. Edhe pse ende nuk është tërhequr shorti, e dimë që na presin ndeshje të vështira, prandaj i grumbulluam këto vajza t’i shohim ardhjet e reja, pasi gjeneratat janë ndërruar. Ky është vetëm fillimi, pasi do të bëjmë grumbullime të tilla prapë dhe gjithashtu ndeshjen miqësore. Synimi ynë është të bëjmë një ekip sa më të mirë. Shpresojmë që do të bëhet shumë punë edhe individualisht nga vajzat, që të kemi sa më shumë ngritje”, tha përzgjedhësja Albina Rrahmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit