10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vajza e Kadaresë thotë janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës së saj: Botojnë marrëzira

- Advertisement -

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare ka thënë se janë hapur profile të rreme të prindërve të saj, nëpër rrjete sociale.

Ajo është shprehur se ato profile botohen marrëzira dhe ka bërë thirrje që të mos ndiqen dhe të raportohen.

“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin që absolutisht të gjitha profilet e krijuara nëpër media sociale (Facebook, Twitter, Instagram) në emër të prindërve, pra Ismail ose Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira, te cilat disa herë i reflektojnë edhe mediat. Ju lutem mos i ndiqni dhe raportojini rregullisht si « FAKE » në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, ka shkruar Besiana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit