9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Uran Ismaili uron festën nga Haga, rrëfen takimin emocionues me Kadri Veselin dhe krerët tjerë të UÇK-së

- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili ka vizituar Kadri Veselin dhe çlirimtarët tjerë në Hagë.

Pas kësaj vizite, Uran Ismaili ka rrëfyer në detaje një histori shumë emocionuese.

Madje ai tha se pikërisht në këtë festë të madhe të shqiptarëve, bashkë me Kadri Veselin bën sendviçat e drekës bashkë.

Ismaili tha se nuk e takoi dot ish-presidentin Thaçi, por planifikon ta vizitoj herën e ardhshme enkas.

Postimi i plotë:

Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me folë për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë. “Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, më tha.

Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë.

E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat 3 ditore që po i lëshohen për me vizitu babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi.

Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi.

Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletu vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas.

U ndava nga Kryetari Veseli duke mendu se qysh Zoti i ka beku me karakter të pathyeshëm. Me buzëqeshje si gjithëmonë “Të fala andej, na jemi shumë mirë, ju mbajuni të fortë!”

Ne me u ba të fortë?! Derisa vështirësia e situatës edhe njëherë është mbi supet e tyre, ata sërish na demonstrojnë se si duhet përballur me sfidat që na ballafaqon jeta, e në veçanti mbrojtja e interesave kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin nga Haga ku po mbahen të burgosur disa burra krenarë për një kohë kur ishin djem të ri që luftuan kundër robërisë e për lirinë e Kosovës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=708922253921240&id=100044104150489&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit