11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

UNMIK e cilëson veç si incident sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Misioni i UNMIK-ut, në raportin e fundit e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjska të 24 shtatorit 2023 si vetëm “incident”.

Në këtë raport, thuhet se ky “incient, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe Policisë së Kosovës. Në atë sulm ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në këtë raport, tregohet për padinë që Prokuroria Speciale ngriti ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 pjesëtarëve tjerë në grupin e tij.

“Radoiçiq dhe 44 të tjerë u paditën nga Prokurori Special i Kosovës më 11 shtator për përfshirjen e tyre të dyshuar në incidentin e sigurisë të 24 shtatorit 2023 pranë fshatit Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Ky incident, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe policisë së Kosovës, rezultoi me vdekjen e një polic, të plagosur dy të tjerë dhe me vdekjen e tre sulmuesve të armatosur. Ndërsa Radoiçiq më vonë pranoi përfshirjen e tij dhe dha dorëheqjen nga posti i tij politik, Serbia e ka përjashtuar ekstradimin e tij”, thuhet në këtë raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit