Manchester United ka vendosur t’i rrisë pagat e disa lojtarëve pas sigurimit të një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm, ku përfitues do të jenë edhe Marcus Rashford dhe André Onana, pavarësisht se të dy pritet të shiten gjatë verës.
Sipas raportimeve, klubi planifikon largimin e tyre për të riformatuar skuadrën, edhe pse ata aktualisht janë në huazim dhe jashtë planeve afatgjata.
Kurse, rivali i United, Liverpool po monitoron situatën e mbrojtësit Marcos Senesi, i cili ka arritur marrëveshje verbale me Tottenham Hotspur.
Megjithatë, skuadra nga ‘Anfield’ mund të ndërhyjë në momentin e fundit dhe të prishë transferimin, sidomos nëse ka zhvillime rreth të ardhmes së mbrojtësit, Ibrahima Konaté.






