Kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati së bashku me bashkëpunëtorë ka dorëzuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë 200 mijë nënshkrime që janë firmosur në mbrojtje të çlirimtarëve.
“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën. Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë”, ka shkruar Gucati në Facebook.






