Barcelona po e sfidon Realin edhe në financa, por borxhi mbetet problem i madh

- Advertisement -

Barcelona ka bërë hapa të rëndësishëm në rikuperimin ekonomik dhe po e ngushton distancën me Real Madridin.

Raporti i fundit i ekonomistëve katalanas tregon se diferenca e të ardhurave mes dy klubeve, për sezonin 2024/25, është zvogëluar në 174 milionë euro.

Sipas shifrave, Real Madridi arkëtoi 1.161 miliardë euro, ndërsa Barcelona 987 milionë.

Kjo e fundit pati një rritje prej afro 30 për qind, duke përfituar sidomos nga aktivitetet komerciale, sponsorizimet dhe marketingu.

Në këtë kategori, Barça madje doli përpara rivalit me 587 milionë euro, kundrejt 563 milionëve të Realit.

Në aspektin e shpenzimeve, Barcelona ishte më e kursyer, me 926 milionë euro, ndërsa Real Madridi shpenzoi 1.144 miliardë.

Pagat e futbollistëve ishin pothuajse të barabarta: 510 milionë euro te katalanasit dhe 514 milionë te madrilenët.

Megjithatë, situata financiare e Barcelonës nuk është ende e qëndrueshme. Klubi regjistroi humbje neto prej 17 milionë eurosh dhe ka kapital neto negativ prej 152.7 milionë eurosh.

Në anën tjetër, Real Madridi përfundoi me fitim prej 24 milionë eurosh dhe kapital neto pozitiv prej 598.3 milionë eurosh.

Të ngjashme

Të fundit