Qeveria merr disa vendime, Luan Dalipi emërohet në krye të Agjencisë për Investime dhe Eksporte

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

 

  • Miratuar kërkesën për qiradhënie të hapësirave/zyrave të cilat gjenden në kuadër të Terminalit Doganor Hani i Elezit dhe shtrihen në parcelën, zona kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, sipas kërkesës nga Dogana e Kosovës, në kohëzgjatje prej 36 muajsh.
     
  • Miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
     
  • Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
     
  • Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
     
  • Miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksporte.

Të ngjashme

Të fundit