16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

United interesohet për Morata-n

- Advertisement -

Alvaro Morata është një alternativë për sulmin e Manchester United për të zëvendësuar Kristiano Ronbaldon. “Djajtë e kuq” e humbën garën me Liverpool për të blerë holandezin 23-vjeçar Kodi Gakpo.

Klubi nga Mançesteri ka shpenzuar shumë në merkaton e verës, ndërkohë që është e paqartë edhe e ardhmja e pronarëve të klubit, familjes Glazer. Nisur nga kjo, është i detyruar që të huazojë futbollistë, e jo të blejë.

Diçka e tillë e ka stresuar trajnerin Erik ten Hag sipas ESPN, i cili u shprehu drejtuesve të klubit pakënaqësinë, që nuk arritën ta blinin sulnuesin e PSG për 44 milion paund.

United ka shfaqur interesim për Moratën, ndërkohë që pret qëndrimin e klubit të Atletikos nëse është i gatshëm që ta shesë sulmuesin.

Antoni Martial është alternativa e vetme e teknikut holandez si numër 9, por sulmuesi vazhdimisht ka shfaqur probleme fizike.

Në dy sezone Morata shënoi 24 gola për “blutë” e Londrës. Në 2019, ai u huazua te bardhekuqtë, e një vit më pas u transferua përfundimisht.

Në vazhdim, spanjolli kaloi te Juventus për dy vitë i huazuar, ku shënoi 32 gola në 92 paraqitje. Morata u kthye sërish tek Atletiko, ku në 20 takime ka realizuar 5 gola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit