Ish-komandanti i UÇK-së Blerim Kuçi, ka folur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke thënë se ata kanë pasur më shumë njohuri për zonat ku kanë luftuar.
Kuçi ka përmendur edhe mundësinë e përkrahjes nga ndërkombëtarët, por ka vlerësuar se të mirat që Thaçi dhe Veseli i kanë bërë Kosovës janë më të mëdha.
“Unë muj me qenë xheloz për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, por ata kanë pasur më shumë njohuri sa i përket zonave të tyre ku kanë luftuar, por ndoshta kanë pasur përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve, por që të mirat që i kanë bërë këta Kosovës janë më të mëdha”, ka thënë Kuçi në emisionin Adresa në Kanal10.






