Shaun Byrnes, ish-shef i misionit diplomatik vëzhgues të Amerikës në Kosovë, është dëshmitari i 53-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Qysh në nisje të dëshmisë, ai tha se ka ardhur si dëshmitar jo me vet-iniciativë, por pasi i është kërkuar nga Departamenti i Shtetit.
“Dëshiroj të them që jam këtu me kërkesën e Departamentit të Shtetit dhe Prokurorisë së Specializuar. Nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake, megjithatë e pranoj përgjegjësinë që të jap dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mia në Kosovë në vitet 1998-1999”, tha ai, raporton nacionale.
Gjatë marrjes në pyetje, Byrnes foli edhe për rolin e Thaçit në kohën e luftës dhe takimet që ka pasur me të.
“Është gjysmë e saktë. Asnjëherë nuk mbaj në mend që Thaçi të jetë marrë në mënyrë të drejtpërdrejt me komandantët në terren. Ne e kemi takuar me pjesëtarë të tjerë të drejtorisë politike, dhe sipas përkufizimit, jo udhëheqës ushtarak”, tha diplomati amerikan.
“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë si Ministria e Jashtme e UÇK-së. Kjo ka qenë ndjesia”, deklaroi ai.
“Kishte dy grupe në disaporë: një grup që ishte pro çlirimit, dhe shndërrimit të saj në shtet të pavarur. Kishte një grup tjetër i cili ishte opsioni 1 plus 1, çlirimi nga Serbia dhe ribashkimi me Shqipërinë. Këta nga dispaora u kthyen në Kosovë nga Zvicra, dhe ata ofruan ndërveprimin me komunitetin ndërkombëtar. Sepse ata kuptuan zotëri faktin që pas Daytonit në 1995, Kosova kishte pak gjasa që të bëhej e pavarur.Këta zotëri si Thaçi e Haliti u kthyen”, theksoi ai më tutje.
Ai foli edhe për organizimin e disa zonave, duke thënë se komandantët ishin kundër të futeshin nën urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm.
“E dinim se kishte rezistencë për riorganizimin e zonave. Në veçanti Rema, dhe disa komandantë të zonave, dhe z.Ramush Haradinaj, ata të dy na kishin thënë se ishin kundë riorganizimit. Dhe ishin kundër që të ishin të varur nga Shtabi i Përgjithshëm, që u organizuar diku nga fundi i verës. Ata kishin këtë qëndrim sepse kishin mundësi të rezistonin. Kishin burimet e veta, financimet e veta. UÇK-ja nuk kishte influencë mbi këta persona, këta persona ishin të pavarur”, deklaroi ai.