Deda: Gjykata Kushtetuese e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Kështu deklaroi analisti politik Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, tha ai.

“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, theksoi analisti.

LVV u akuzua nga disa parti opozitare se po tenton të shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit kur e sheh të përshtatshme për të.

Me anë të vendimit të publikuar sot, Gjykata Kushtetuese thotë se Kuvendi është i konstituuar, por tha se është konstituuar jashtë afatit kushtetues.

Derisa për presidentin u tha se ka nisur të rrjedhë që nga 8 gushti.

Kushtetuesja thekson se zgjedhja e kreut të shtetit përfundon më 6 tetor.

Derisa për formimin e Qeverisë më 13 shtator, në vendim thuhet se është kushtetues.

 

 

Të ngjashme

Të fundit