Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve – deri më 6 tetor ose Presidenti ose zgjedhje

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një dështim të qasjes së pushtetarëve lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Ramadani thekson se afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar pasojat e tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.

“U dështoi loja pushtetarëve! Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është copë letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas deputetit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor dhe ka përcaktuar pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.

“Deri më 6 tetor ose zgjidhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Deputeti i Aleancës e ka cilësuar situatën si “një dështim total të lojës së pushtetarëve”, duke pretenduar se veprimet e ndërmarra nga 8 gushti deri më 13 shtator janë rrëzuar nga përfundimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Të fundit