“U zgjuam të tmerruar”, “po duam me u faru”: Berisha bën përgjegjës institucionet e sigurisë për vrasjet e fundit

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka folur për vrasjet e fundit në vend.

Për këto tragjedi, ai ka fajësuar edhe institucionet e vendit që merren me siguri.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se rastet e fundit kanë qenë të tmerrshme.

“Sot jemi çu të tmerruar me këtë se çka po ndodh në mungesë të institucioneve, po flas në aspektin e sigurisë. Një 17-vjeçar e mbyt një 14-vjeçar me thikë. Një burrë e vret gruan e vet me fëmijë në bark. Një plak 80-vjeçar e vret gruan e vet. Edhe këto janë statistikat e fundit. Nëse i kqyr brenda dy muajve, këto janë tmerruese. Sot, prej këtu, bashkë me kolegët deputetë, i ftoj të gjithë me shku në një protestë në ora 12:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, me i mbështetë ata qytetarë, ata prindër që kanë shqetësim për këtë situatë që po ndodh”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar se pse po ndodhin këto raste të rënda.

“E pse po ndodh kjo? Po ndodh në mungesë të institucioneve. Të njerëzve të papërgjegjshëm që e kanë zënë peng edhe Qeverinë, edhe Kuvendin, edhe të gjitha institucionet. Ne po duam, vëllezër e motra të dashur, po duam me u faru në komunikacion. Për çdo ditë ka lajme të tmerrshme. Femicidi, pastaj vrasjet kriminale. Kërkush nuk merret me këtë punë, nuk flet për këtë punë ose nuk i lë hapësirë kësaj teme që ne po dojme me u faru si popull”, është shprehur Berisha

Të ngjashme

Të fundit