10.7 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

U vra nga forcat ruse, aktori ukrainas i dha jelekun anti-plumb një fëmije para se të vdiste

- Advertisement -

Aktori ukrainas Pasha Lee ka bërë një gjest të veçantë duke i dhënë jelekun e tij anti-plumb një fëmijë pak para se të vdiste, raporton The Mirror. Ylli i filmit kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.

Kur evakuimi u ndërpre nga sulmi rus, aktori thuhet se hoqi jelekun e tij anti-plumb dhe ia dha fëmijës që mbante. Lee u vra në afërsi të Kievit. Pak ditë pas nisjes së luftës, ai iu bashkua forcave ushtarake për të luftuar kundër agresionit rus.

Pasha Lee (në foto), 33 vjeç, i njohur për punën e tij të aktrimit, prezantimit dhe dublimit të zërit, u vra në Irpin, Ukrainë ndërsa qyteti ishte i pushtuar nga trupat ruse.

Pasha ishte shfaqur në disa filma dhe zëri i tij u shfaq gjithashtu në versionet ukrainase të filmave hit The Lion King dhe The Hobbit.

Aktori ukrainas Pasha Lee

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit