28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

U mposht nga Fushë Kosova, Liria shkarkon trajnerin Nedim Yigit

- Advertisement -

Liria e Prizrenit ka vendosur që të mos vazhdojë më tutje me trajnerin Nedim Yigit dhe në vend të tij pritet ta emërojë një trajner kosovar.

Klubi nga Prizreni ka njoftuar për ndarjen e rrugëve të të dy subjekteve.

“Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë. Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.
FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme. Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendor”, ka shkruar klubi nga Prizreni.

Liria është mposhtur të dielën nga Fushë-Kosova me rezultat 2-0.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit