-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës për hapjen e urës?

- Advertisement -

Në Kosovë vizita të rëndësishme, si muajt e fundit ka kohë që nuk ka pasur.

E shumica nga to, erdhën pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës tha se do hap urën e Ibrit që lidh qytetin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.

Megjithatë, pikërisht këto vizita sipas analistëve politik, ndikuan që Kosova të bëjë një hap prapa në këtë drejtim.

“Po është e vërtet, që disa vizita shumë të rëndësishme, po themi një artileri e rëndë e diplomacisë amerikane  sidomos e qetësoi Qeverinë e Kosovës, për të mos marrë veprime unilaterale”, ka thënë Dritro Arifi, Analist politik.

Por, a erdhi kjo zmbrapsje e Qeverisë, sipas Arifit për shkak të fillimit të koordinimit me ndërkombëtarët apo se pati kërcënime nga këto vizita?

“Sa për dakordim, nuk besoj sepse ishim dakordu më herët, por që të themi nga një kërcënim real diplomatik, që çdo veprim i mëtutjeshëm në këtë apo në atë drejtim do të ketë pasoja, për shtetin dhe për individët”, ka thënë tutje Arifi.

Mirëpo, analisti tjetër politik Albinot Maloku nuk beson që mund të ketë pasur kërcënime, por nga këto vizita Qeveria e Kosovës pati një racionalitet.

“Unë nuk du me i marrë si kërcënime, sa si referenca të ndryshimit të politikave që duhet të ndjek qeveria e Kosovës nga ato që kanë qenë deri më tani, që nuk kanë prodhu progres përveçse regres, dhe në këtë rast unë nuk dua të i cilësoj si kërcënime, por si tërheqje e vërejtjes së qeverisë për veprimet e saja”, ka thënë Albinot Maloku,  Analist politik.

Kosova për hapjen e urës është përplasur edhe me Bashkimin Europian për të cilën këta të fundit insistojnë të jetë temë e diskutimit në Bruksel, ani se në vitin 2016 palët kishin arritur një marrëveshje për hapjen e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit