11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Tyson, i zhgënjyer pas humbjes së Man United

- Advertisement -

Tyson Fury ka reaguar pas humbjes dëshpëruese të Manchester United, duke iu kërkuar atyre të pensionohen.

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury ka shprehur zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, pas humbjes së United ndaj Brighton, të cilët zyrtarisht janë jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ylli i boksit është tifoz i ‘Djajve të Kuq’, pasi është parë shpesh duke ndjekur ndeshjet në ‘Old Trafford’.

Me anë të një video të postuar në Instagram ai iu kërkoi lojtarëve të United të pensionohen dhe vendosi mbishkrimin ‘Tronditëse kjo. Ne po kalojmë në një sezon tronditës. Sillni 2022-23.

Ai në atë video u dëgjua duke thënë ‘Unë po ju them mos u mërzitni që Gipsy King është pensionuar. Çfarë po thua United. Përse ata nuk dalin në pension’, ishin fjalët e Tyson.

United aktualisht janë në vendin e gjashtë me 58 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit