4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Tuppurainen: Mospranimi i Kosovës në KiE nuk i shërben stabilitetit

- Advertisement -

Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, ka reaguar sot, pasi Kosova nuk u përfshi në agjendën e takimit të shefave të diplomacive evropiane të organizatës më të vjetër në botë, Këshillit të Evropës.

Tuppurainen, në një postim në platformën X, tha se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, shkruan deputetja Tuppurainen në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit