Haradinaj pas verdiktit ndaj krerëve të UÇK-së: Heshtja nuk është më e pranueshme

- Advertisement -

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj ka shkruar se beteja për drejtësinë, sipas tij, do të vazhdojë deri në lirimin e tyre nga të gjitha akuzat.

Ai ka shkruar se UÇK-ja, është e pastër dhe se lufta e saj ka qenë çlirimtare.

Haradinaj u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të reagojnë lidhur me vendimin e Speciales, duke kërkuar ndërmarrjen e masave që ai i konsideron të nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas tij, “heshtja nuk është më e pranueshme”, ndërsa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme

Të fundit