Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e gatshme për zgjedhje dhe e mobilizuar me Forumin Rinor të saj.
Këtë koment ai e ka dhënë pas Konventës së Rinisë së Lidhjes Demokratike në Prishtinë.
“Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!”, është shprehur ai.
Postimi i plotë i Abdixhikut: