Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist që plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kalojë nesër në Kuvend.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e iniciatives.
“Këto janë dinamikat dhe nesër, në seancën e Kuvendit, do të jetë në rend dite plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ai mes tjerash.
“Jam optimist se nesër do ta përkrahin të gjithë deputetët, në mënyrë që ky ligj të miratohet me mbështetje të gjerë në Kuvend”, ka thënë Hamza.






