Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që do të fillojë në orën 17:00 EST (22:00 BST), ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Në postimin e tij ku njofton marrëveshjen për një armëpushim, Trump thotë se foli si me Presidentin e Libanit Joseph Aoun ashtu edhe me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në deklaratën e tij nuk përmendet Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani në Liban, me të cilin Izraeli ka shkëmbyer zjarr.
Ja deklarata e plotë e presidentit amerikan:
“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit shumë të respektuar Joseph Aoun dhe Kryeministrin e Izraelit Bibi Netanyahu.
“Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor në orën 5 pasdite sipas orës EST.
“Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, D.C., me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio.
“Unë i kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme.
“Ka qenë nderi im të zgjidh 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta përfundojmë! President DONALD J. TRUMP






