Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se vajza e tij, Troja Haradinaj, ka fituar medaljen e artë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze, të mbajtura në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se Troja u rendit në mesin e fitueseve të medaljes së artë në një garë ku morën pjesë nxënës nga shumë shtete të botës.
Ai theksoi se suksesi i saj u arrit nën mentorimin e mësimdhënëses Bardha Hoti Kabashi, duke vlerësuar përkushtimin e saj dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare.
Në postimin e tij, Haradinaj vlerësoi edhe rolin e prindërve dhe mësimdhënësve në arritjet e fëmijëve, duke theksuar se vendi vazhdon të nxjerrë nxënës të talentuar falë punës dhe përkushtimit të tyre.
“Urime të gjithë garuesve! Urime, Troja!”, përfundon urimi i deputetit për vajzën e tij






