Trepça po fiton ndaj Prishtinës pas pjesës së parë në “Minatori”.
Mitrovicasit po humbnin pas çerekut të parë, 17:22, ndërkaq e përmbyllën pjesën e parë me rezultat 40:33.
Te Prishtina më së shumti pikë pati Olin Carter Lii, 11.
Ndërkaq, më i miri te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 10.
Klubet janë aktualisht 1:1 në rezultatin e përgjithshëm të serisë gjysmëfinale të Plejofit.