Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Atalantës në Torino.
Conceiçao zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa 13 minuta para fundit Bremer vulosi fitoren me kokë, pas asistimit të Edon Zhegrovës.
Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit në kampionat, që tashmë shkon në kuotën e 10 pikëve.
Për Atalantën, kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje.
Pas pushimit të kombëtareve, Juventusi udhëton te Cagliari, ndërsa Atalanta pret Venezian.





